Qeveria tërheq mjetet, shkolla në Neproshten ngelet pa ngrohje

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Drejtuesit e pushtetit lokal në Tearcë kanë reaguar ndaj vendimit të qeverisë për tërheqjen e mjeteve të miratuara më parë për sistemin e ngrohjes qendrore të shkollës fillore 'Eqrem Çabej' në Neproshten. Nga komuna thonë se nuk i dinë arsyet të tërheqjes së fondit prej 4 milion denarë, që janë pjesë e bllok dotacioneve për mbarëvajtjen e procesit mësimor nga pushteti lokal. Ndërkohë nga dikasteri përkatës sot nuk u prononcuan për këtë çështje.

"Me tërheqjen e mjeteve me vendim të qeverisë, kjo shkollë deri më tani mbeti ashtu siç ishte nga e kaluara e deri tani. Neve me mjete buxhetore drejtë për së drejti nga ana e komunës vendosëm të reagojmë dhe të përmirësojmë gjendjen faktike. Kur kemi mundësi në rregull siç është rasti i sotëm por kur nuk kemi mundësi vet kërkojmë përkrahje në këtë drejtim."

Drejtuesit e komunës thonë se ngrohja me dru apo koftor vetëm nëpër klasë nuk plotëson nevojat e nxënësve. Shkolla fillore "Eqrem Çabej" në fshatin Neproshten të Tearcës, numëron rreth 80 nxënës të cilët mësojnë në tetë paralele në dy ndërrime. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form