A1 Report - Itali, trafik kokaine nga Shqiperia arrestohet pas 7 muajsh shqiptari

Report TV 2015-08-21

Views 3

Vihet në pranga Bledar Abazi, 36 vjeç, anëtari i fundit i një bande shqiptarësh që u shkatërrua nga policia italiane gjatë operacionit të koduar "Chrono Cross", i zhvilluar në datën 31 korrik 2013.

Në kuadër të këtij operacioni ishin lëshuar 9 urdhër arreste dhe në pranga në atë datë ishin vënë 7 shqiptarë dhe një italian, ndërsa Abazi kishte mundur që të largohej.

I arrestuari bashkë me të arrestuarit e tjerë akuzoheshin se sillnin kokainë në Itali dhe më pas shpëndahej në zona të ndryshme.

Arrestimi i 36-vjeçari Bledar Abazi është bërë gjatë ditës së sotme nga karabinierët e Askolit, pas hetimeve disa mujore për gjetjen e vendndodhjes së tij.

Gjatë hetimeve policia kishte zbuluar se, kokaina pasi vinte në Romë shpëndahej në rivierën Sambenedetese.

Para organizimit të operacionit, policia kishte sekuestruar një numër të madh sasish lënde narkotike kokainë, duke bërë që prokuroria të lëshonte edhe urdhër-arrestet ndaj shqiptarëve.

Share This Video


Download

  
Report form