20 mijë maturantë i nënshtrohen provimeve eksterne

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Për here të parë rreth 20 mijë nxënës, maturantë të vitit të tretë dhe të katërt të shkollave të mesme në vend iu nënshtruan provimit të parë nga testimi ekstern. Një gabim në tesimin ekstern është shënuar në shkollën e mesme 'Pero Nakov' në Kumanovë, pasi në provim janë paraqitur gjuhë të huaja të cilat nuk mësohen në vitin e katërt. Zv/ministri i arsimit Safet Neziri vizitoi sot nxënësit në shkollën e gjimnazit "Zef Lush Marku".

"Sot në ora 9 e 30 në të gjitha shkollat e Maqedonisë ka filluar testimi ekstern me disa përjashtime të vogla siç ka ndodhë rasti me shkollën e mesme "Kirill Pejqinoviq", me vonesë nji orë për shkak të mungesës së internetit por është rregullu dhe atje ka fillu testimi ekstern", deklaroi Safet Neziri, zv minister i arsimit.

"Nuk kemi probleme teknike, vetëm në një pjesë të nxënësve të një klase u paraqit një problem por atë e zgjidhëm menjëherë duke i bart nxënësit në klasën tjetër", u shpreh Faruk Zeqiri, drejtor i gjimnazit "Zef Lush Marku".

Disa nga maturantët u shprehën se njohja paraprakisht me pyetjet testimit ka ndihmuar në përgatitjen e tyre. Ndërkohë për disa tjerë testimi ishte stresues.

"Jemi pak të stresuar sidomos ne maturantët pasi në vend që të miremi me detyrat projektuese që i kemi për në fund ose testet eksterne dhe interne në fund të vitit ne duhet të miremi me këto", tha një nxënëse.

"Unë për vete isha në ortodonti, testimi ishte i lehtë nuk kishte pyetje jashtë materialit. Duke e krahasuar me vitin e kaluar që nuk i kishim pyetjet këtë vit ishim më të kënaqur", u shpreh një tjetër nxënëse.

Lëndët në të cilat u testuan, nxënësit i kishin të njohura vetëm dy ditë më parë, ndërkohë që testimi i radhës do të bëhet më 24 janar. Nga Ministria paralajmërojnë se pas publikimit të rezultateve, do të fillojë edhe gjobitja respektivisht shpërblimi i mësimdhënësve. Melihate Rustemi

Share This Video


Download

  
Report form