SHKODËR - Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë gjatë një sherri për pronat, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Bërdicë të Shkodrës. Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se, të plagosurit janë, Simon Trëndafili, 53 vjeç dhe Nuri Nasufi 54 vjeç.
Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policis ësë Shkodrës që kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga autorin e dyshuar, Ahmet Ograja 57 vjeç. Gjatë arrestimit është sekuestruar edhe arma me të cilën është realizuar plagosja.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe sipas të dhënave, ndodhen në sallën e operacionit.