A1 Report - Tirane, gjendet nje foshnje e pajete ne Farke, policia heton ne dy pista

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË - Një foshnjë është gjetur e pajetë dhe e hedhur në afërsi të digës së liqenit të Farkës në periferi të Tiranës. Policia është sinjalizuar paraditen e të premtes nga disa punëtorë që punonin aty pranë.

Ekspertët e mjekësisë ligjore gjatë ekspertizës së kryer në morgun e Tiranës zbuluan se bëhej fjalë për një foshnjë të posalindur të seksit mashkull.

Policia ka sekuestruar regjistrat e lindjeve të ditëve të fundit në maternitetet e kryeqytetit, edhe pse dyshimet kryesore janë për një lidhje të kryer në kushtet e shtëpisë.

Inspektorët e policisë janë porositur për të vlerësuar informacionet në zonat përreth vendit të ngjarjes për të mësuar shkaqet dhe autorët e ngjarjes makabre.

Policia po heton në dy pista. Atë të një foshnjeje të ngjizur nga një lidhje jashtë martesore, ose të ndonjë foshnjeje që ka vdekur pas lindjes dhe për shkak të bestytnive të disa zonave të vendit, flaket për të mos u varrosur.

Share This Video


Download

  
Report form