Kumanovë, qytetarët ankesa për punën policisë

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Sulme nëpër këmbimore, plaçkitje nëpër restorante si dhe vjedhje të rënda nëpër argjendari, por edhe nëpër shtëpitë private. Mbi 12 raste të tilla janë regjistruar gjatë këtij muaji të parë të vitit 2014 në qytetin e Kumanovës. Vjedhja më e rëndë është ajo e tre ditëve më parë, në argjendarinë "Biser" që ndodhet në pjesën më të frekuentuar të qytetit, gjegjësisht pak metra larg stacionit policor, gjykatës dhe komunës nga i cili u vodhën 4 kg ari në vlerë prej 100 mijë euro. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë, refuzojnë të flasin publikisht por thonë se të gjitha rastet janë evidentuar dhe se po punohet intensivisht për zbardhjen e tyre

"Por, pronarët e dyqaneve që vizitoi televizionit Alsat thonë se vjedhjet janë rezultat i punës joefektive të policisë e cila nuk po e kryen punën ashtu siç duhet dhe kjo po krijon hapësirë më të madhe për plaçkitje.

"Ja çfarë i kanë bërë derës. Puna këtu është bërë katastrofë. Thyhen çdo ditë dyqane, policia nuk interesohen aspak. Para dy ditëve fqinjit i është thyer dyqani, pastaj atij tjetrit... katastrofë, nuk di çfarë të them", u shpreh një artar.

"Në polici kemi lajmëruar, ata erdhën në mëngjes dhe bën xhirime dhe gjithçka çfarë duhet, mirëpo nuk ka asgjë. Me siguri ato mbrohen nga dikush, po të mos mbrohen nga dikush, ato nuk mund të lëvizin dhe çdo ditë të thyhen dyqane", tha pronari i restorantit.

"Po marrin, nuk po vjedhin, po marrin. Shumë po vjedhin. Fajtor është shteti. Policia kalon këtej një herë në muaj ndoshta".

"Mua më ka ndodhur në tre herë brenda pak muajve. Me falni në shprehje por policisë as nuk ju intereson. Boll jemi ankuar dhe kemi shkuar në polici, por nuk ka rezultate. Po mbeti për policinë, ato mund të bëjnë çfarë të duan".

Pronarët e argjendarive dhe të bizneseve tjera i bëjnë thirrje organeve kompetente që të marrin masa dhe t'i zbardhin rastet, të gjenden vjedhësit dhe t'u kthehet malli, përndryshe do të organizohen vetë drejt parandalimit të akteve të tilla vandale. Adrian Kerimi

Share This Video


Download

  
Report form