A1 Report - Gjeneva 2, regjimi dhe opozita siriane ne nje tryeze bisedimesh

Report TV 2015-08-21

Views 0

GJENEVE- Ka përfunduar raundi i parë i bisedimeve mes qeverisë siriane dhe opozitës, në kuadër të Konferencës së Paqes për Sirinë, Gjeneva 2. Siç ishte deklaruar edhe më herët nga zëdhënësi i OKB-së në Gjenevë, Corinne Momal-Vanian, takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati përreth 40 minuta. Në këtë takim u parashtruan parapërgatitjet dhe negociatat që do të zhvillohen përgjatë një periudhe një-javore.

Zëdhënësi i OKB-së konfirmoi këtë takim të parë të dy delegacioneve në një tryezë të përbashkët për të biseduar për Paqen në Siri. Sipas mediave ndërkombëtare, thuhet se gjatë këtij takimi ka folur vetëm ndërmjetësi Brahimi dhe të dy delegacionet kanë dëgjuar pa komunikuar me njëri-tjetrin.

Një prej anëtarëve të delegacionit të qeverisë së Damaskut u shpreh për BBC-së se prioriteti është t'i jepet fund dhunës dhe terrorizmit duke nenvizuar se anëtarët e opozitës mbartin urrejtje personale. Ai theksoi se qellimi i të dy palëve është të arrijnë në disa marrëveshje të vogla dhe jo të arrijnë një marrëveshje paqeje të plotë.

Sipas disa burimeve diplomatike shpresohet se gjatë këtyre negociatave për paqen në Siri, shpresohet të vendoset edhe dërgimi i ndihmave në disa zonat të rrethuara në qytetin sirian Homs.

Ndërkohë korrespondentët ndërkombëtarë në Gjenevë, thanë se përpjekjet diplomatike janë përqëndruar në gjetjen ekuilibrit mes dy palëve, siç mund të jenë armëpushime në zona të caktuara, lirimin e të burgosurve dhe hapjen e korridoreve humanitare.

Përfaqësuesit e opozitës dhe të regjimit të Assad-it duhet të duhet të uleshin në tryezën e bisedimeve ditën e premte, në selinë e Kombeve të Bashkuara, por nuk u gjet konsensusi i duhur mes dy palëve. Pas kësaj ndërmjetësi për paqen Laktar Brahimi të premten e 24 janarit, zhvilloi takime të ndara paraprake.

Share This Video


Download

  
Report form