A1 Report - Brenda dy ditesh, hotelet pa leje ne Dhermi, do hidhen ne toke

Report TV 2015-08-21

Views 28

DHERMI- Brenda dy ditëve, hotelet më të mëdha të zonës së Dhërmiut do të shemben.

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vazhdon aksionet e shembjes së ndërtimeve pa leje në Dhërmi. Bëhet e ditur, se shembja e 160 hoteleve pa leje në bregdetin e Dhërmiut do të bëhet brenda dy ditëve. Më pas do të fillojë pastrimi i zonës së ndërtimit të hoteleve.

Aksionet e INUK deri tani kanë prishur 137 të tillë, ndërsa pritet të prishen edhe 23 objekte të tjera në ditët në vijim. Gjatë aksionit të ditës së sotme është bërë e mundur shembja e godinës tre katëshe të hotel "Çarcanit", duke finalizuar operacionin e nisur nga INUK që prej së Premtes.

Sipas INUK pas përfundimit të aksionit, me prishjen edhe të 23 objekteve të tjera, do të operohet në zonën e Himarës e Sarandës, për tu rikthyer sërish në Vlorë. Deri në këto momente nuk ka patur asnjë kundërshtim nga banorët.

Në fokus të operacionit të INUK do të jete zona e Plazhit të Vjetër, duke rrafshuar kështu ndërtimet në të gjithë vijën bregdetare të qytetit të Vlorës. Në këtë mënyrë i hapet rrugë projektit të Lungomares, i pernguar deri tani nga uzurpimi e betonizimi pa leje i bregdetit.

Sipas burimeve të INUK, në Vlorë do të ketë edhe shembje të disa objekteve pallat më shumë se 6 katësh, por ende nuk ka asnjë informacion zyrtar.

Share This Video


Download

  
Report form