Gruevski: Nuk ka marrëveshje me BDI-në për zgjedhje

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Kryeministri Nikolla Gruevski mohoi të ketë marrëveshje me BDI-në për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai madje tha se nuk ka pasur as bisedime me partinë e Ahmetit rreth çështjes së zgjedhjeve të parakohshme. Sidoqoftë, përveç mohimit të marrëveshjes, Gruevski refuzoi të komentojë më gjerësisht rreth kësaj teme.

"Jo, ende nuk kemi biseduar për këtë çështje", tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Edhe BDI-ja mohoi para pak ditësh çfarëdo lloj bisedimesh me VMRO-në rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Nga partia e Ahmetit thonë se me VMRO-në po negociojnë vetëm rreth zgjedhjeve presidenciale dhe kandidatit konsensual, për të cilin ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga partia e Gruevskit. Megjithatë Kryesia Qendrore e BDI-së do të vazhdojë shqyrtimin e nevojës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa pas analizës do të marrin vendim, sipas tyre, në interes të shtetit dhe qytetarëve.

Nga ana tjetër, kryeministri Nikolla Gruevski ka komentuar sot edhe paralajmërimin për rrënimin e përmendores së Car Dushanit dhe 11 përmendoreve të tjera në Urën "Syri", nga ana e kryetarit të Komunës Qendër Andrej Zhernovski. Gruevski e ka quajtur spekulim konkluzionin e Revizionit për paligjshmërinë e përmendoreve.

"Janë spekulime. Bëhet fjalë për proces legal, në pajtueshmëri me Ligjin, të cilin e ka sqaruar Ministri i Transportit", deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Kryeministri Gruevski ka vazhduar edhe sot premtimet për përmirësimin e infrastrukturës dhe standardit jetësor të qytetarëve. Veprimtaria e tillë e kryeministrit dhe ministrave të tij komentohen si fushatë para fushatës, pasi me ndryshimet e reja të Kodit Penal, ndalohet prerja e shiritave dhe shëtitja me lopata gjatë afatit të parashikuar me ligj për fushatë parazgjedhore. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form