A1 Report - Kushtetuesja rrezon kerkesen e PD per kompetencat e INUK

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË - Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për pezullimin e efekteve të vendimit të qeverisë për kompetencat e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtarë, ndërsa për kushtetueshmërinë e këtij vendimi pritet që gjykata të shprehet nëpërmjet administratës duke zbardhur vendimin.

Partia Demokratike kërkoi nga Gjykata shpalljen si antikushtetues të vendimit të qeverisë që i jep të drejtë Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, të ndërhyjë në prishjen e ndërtimeve me dhe pa leje në të gjithë territorin, por Kushetetuesja e ka rrëzuar këtë kërkesë.

Në përfundim të procesit gjyqësorë, kreu i Gjykatës Kushtetuese njoftoi se vendimi do të bëhet publik nëpërmjet administratës së gjykatës, ku njëkohësisht tha se kërkesa e përfaqësuesve të opozitës për pezullim e efekteve të vendimit nr 932 deri në shprehjen përfundimtare të gjykatës për kushtetueshmërinë e këtij akti është rrëzuar.

HALIMI: TE BINDUR SE KU AKT ESHTE ANTIKUSHTETUES
Përfaqësuesi i PD, Eduard Halimi u shpreh se, kërkojmë që pronat e ligjshme të mos preken pa një vendim gjyqësor korrekt. "Gjykata na komunikoi se ka marrë vendim pa praninë e palëve, por kemi besim plotë se gjykata dhe nga debatet e ka të qartë se ky akt normativ për prishjen e ndërtimeve të ligjshme është kryekëput anti-kushtetues", tha Halimi.

Në vendimin e qeverisë thuhet se, "Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të ketë fuqi më të madhe vepruese në të gjithë territorin. Në mbledhjen e datës 30 shtator, qeveria, për të realizuar ndërhyrjen në të gjithë territorin ndaj ndërtimeve pa leje, i ka dhënë INUK-ut më shumë kompetenca për të vepruar, mbi kompetencat që i atribuonte ligji i mëparshëm.

Gjykata Kushtetuese nisi në orën 10:30 shqyrtimin e ankesës së PD-së, në lidhje me kompetencat e INUK dhe u mbyll në orën 12:00.
Përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso ka bërë të ditur se, vendimi numër 932 bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë. Ndërkaq, përfaqësuesja e qeverisë, Edlira Jorgaqi, ka kërkuar që të rrëzohet kërkesa e PD-së. Sipas saj, "pala paditëse nuk legjitimohet në kërkesën që ka bërë në Gjykatën Kushtetuese" .

ORA 12:07 GJYKATA MBYLL SHQYRTIMIN, VENDIMI NE FAQEN E INTERNETIT
Pasi ka dëgjuar të gjitha palët në proces, Gjykata Kushtetuese e ka mbyllur shqyrtimin e gjyqësor për ankesën e Partisë Demokratike, në lidhje me kompetencat e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, (INUK).

Ndërkaq gjykata ka bërë të ditur se, vendimi në lidhje me këtë çështje do të bëhet i ditur nga administrata në faqen e internetit të institucionit.

Gjatë seancës, gjykata ka administruar provat materiale, ndërsa ka dëgjuar edhe palët në proces, Ivi Kason nga PD-ja dhe përfaqësuesen e qeverisë, Edlira Jorgaqi. Kjo e fundit ka kërkuar që të rrëzohet kërkesa e PD-së. Sipas saj, "pala paditëse nuk legjitimohet në kërkesën që ka bërë në Gjykatën Kushtetuese". Sipas saj, "penalizohen vetëm ata që kanë ndërtuar pronë me procese apo mënyra antiligjore".

ORA 10:38 ANKESA E PD PER INUK, NIS SEANCA NE KUSHT...

Share This Video


Download

  
Report form