A1 Report - Fullani: Viti 2013, i veshtire per ekonomine, kemi shenja pozitive

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË - Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur që të mos ndryshojë normën e interesit në 3 %. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, viti 2013 për ekonominë shqiptare ka qenë i vështirë, por ka pasur edhe shenja pozitive.

"Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre në të ardhmen, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.0%",- ka thënë Fullani duke argumentuar se se është e nevojshme që të ruhet politika stimuluese monetare edhe për periudhën në vijim. Kjo sipas, guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, krijon kushte të duhura për mosrritjen e inflacionit.

"Viti 2013 ishte një vit i vështirë për ekonominë shqiptare. Kërkesa agregate dhe rritja ekonomike mbetën në nivele të ulëta, inflacioni u luhat në kufijtë e poshtëm të tolerancës së Bankës së Shqipërisë, ndërsa deficiti buxhetor e borxhi publik shënuan rritje të ndjeshme", tha Fullani duke vijuar se kjo ecuri u kushtëzua nga një klimë jo e favorshme, duke pasur parasysh edhe muajin e zgjedhjeve, që ishte një moment pasigurie për ekonominë.

Sipas Fullanit, viti 2013 pati zhvillime pozitive.

"Megjithatë, viti 2013 pati edhe zhvillime pozitive. Tregjet financiare u karakterizuan nga përmirësimi i likuditetit dhe nga tendenca rënëse të normave të interesit, në përgjigje të politikës monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu, këtë vit, prezantimi i instrumenteve dhe agjentëve të rinj financiarë ka thelluar më tej tregjet. Sistemi bankar vazhdon të mbetet solid dhe i mirë-kapitalizuar, pavarësisht rritjes së kredive me probleme. Deficiti i llogarisë korente shënoi reduktim, duke krijuar premisa më të mira për qëndrueshmërinë e pozicionit të jashtëm të ekonomisë dhe të kursit të këmbimit. Këto zhvillime kanë ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik", tha Fullani në një konferencë për mediat.

Sipas Fullanit, problem vijon të jetë defici i borxhit publik, i cili pati rritje edhe për vitin 2013 dhe kreditë e këqija.

Sipas kreu të Bankës së Shqipërisë, inflacioni vjetor ka qëndruar me 1.5 për qind ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 2.3 % gjatë 3 mujori të tretë të vitit 2013.

Share This Video


Download

  
Report form