A1 Report - Itali, moti i keq ne te gjithe vendin, permbytje ne disa zona

Report TV 2015-08-21

Views 2

ROME - "Italia nën ujë", kështu e kanë përshkruar mediat italiane motin e keq që ka pushtuar qendrën veriore dhe veriun e vendin këto ditët e fundit.

Mbrëmjen e të shtunës rreth orës 22 pritej që të rritej niveli i lumit Tevere në Romë, por sipas Mbrojtjes Civile italiane nuk u arrit niveli maksimal i emergjencës. Niveli i lumit ndaloi në 12,72 metra lartësi, duke lehtësuar romanët nga gjendja e tensionuar.

Ndërkohë moti i keq po përhapet në Qendrën e jugut të Italisë dhe stuhi të forta me dëborë kanë përfshirë veriun e vendit gjatë këtyre orëve të fundit. Paraqitet gjithashtu një nivel i lartë i ujit në Venezia dhe në përgjithësi në Rajonin e Venetos, ku është mobilizuar ushtria për të pastruar dëborën e dendur që ka përfshirë këtë Rajon.

Po në këtë Rajon, në Beluno situata po normalizohet pas ndërprerjes së energjisë dy ditë më parë, që la në terr 30 mijë banesa për shkak të dëborës së dendur. Për të rregulluar edhe disa probleme të vogla, janë duke punuar 270 teknikë të entit energjitik italian, të ndarë në 70 grupe pune.

Edhe në rajonin e Toskanës gjendja prej disa ditës paraqitet e tensionuar, për shkak të rritjes së nivelit të lumit Arno, që mban nën tension qytetin e Pizës. Në këtë zonë, paraditen e të premtes nivelit i ujit u rrit nga 2500 në 3000 metra kub për sekondë dhe një gjë e tillë nuk ndodhte që prej 20 vitesh.

Banorët e 11 banesave janë evakuuar dhe Bashkia e qytetit ka vendosur të mbyllë shkollat. Gjithashtu edhe në Firenze niveli i Lumit Arno ka një rritje me 51 cm, por kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Matteo Renzi, është shprehur se gjendja nuk është kritike.

Sipas mediave italiane, pritet që moti i keq të paraqitet deri ditën e martë të javës së ardhshme, kur mendohet se situata do të normalizohet sado pak.

Share This Video


Download

  
Report form