Sindikatat akuzojnë pushtetin për presione

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Kryetari i Konfederatës së sindikatave të lira i ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Nikolla Gruevski, Ministrit të Politikës dhe Punës Sociale Dime Spasov si dhe Ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, me pretekstin se po tentojnë të pengojë aktivitetin e konfederatës. Marjan Ristevski shprehu revoltë nga mohimi i kërkesës për regjistrim të Sindikatës së Policëve si dhe pengimin e saj për të marrë pjesë në mbledhjen e Konfederatës. Sipas tij, punonjësit e policisë janë thirru qëllimisht në punë, në mënyrë urgjente.

"E pyesim publikisht kryeministrin. Të përgjigjet nëse, a është kjo direktivë e heshtjes mediatike e dirigjuar nga ai. Presionet që po u bëhen anëtarëve të sindikatave, a janë të dirigjuara nga ai, apo Gruevski nuk ka dijeni ndaj kësaj", tha Marjan Ristevski, kryetar i Konfederatës së sindikatave të lira.

Ndërkohë kryeministri Gruevski disa orë më vonë, i pyetur nga gazetarët për këto akuza mohoi se ka gisht në pengimin e punës së Konfederatës.

"Nuk kam dëgjuar për këtë dhe nuk kam ide se kush po iu bën pengesa", deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Nga Konfederata e Sindikatave të Lira paralajmëruan se do të ankohen tek misionet e huaja mbi shkeljet e demokracisë. Ristovski kujtoi kritikat e ashpra në raportin e fundit të progresit, për presionet dhe kufizimin e veprimtarisë së sindikatave të pavarura. Ferikan Iljazi

Share This Video


Download

  
Report form