Todorov nuk komenton kërkesat e opozitës për dorëheqjen e tij

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Ministri i Shëndetësisë , Nikola Todorov, mbetet në qëndrimin se nuk është paguar asnjë denarë për kompaninë "Vizaris", edhe pse vet Todorov një ditë më herët tha se një pjesë e pajisjeve të tenderit tashmë është dorëzuar. Todorov sot i hodhi poshtë pohimet e opozitës se Ministria ka paguar tashmë 40 mijë euro kompanisë, bashkë pronari i së cilës është nëna e gazetares, Ivona Talevska. Todorov nuk deshi t'i komentojë kërkesat e opozitës për dorëheqjen e tij.

"Nuk do ti kisha komentuar, mendoj se së pari duhet ta dëgjojmë përgjigjen në pyetjen që unë e shtrova, kurse ajo është pyetje shumë më rëndësi, dy njerëz prej tyre në dy pozicione kyçe duhet të japin përgjigje shumë serioze për pyetje serioze,atje paratë janë paguar dhe madje për të afërmit e tij. Së pari duhet kërkuar përgjigjen tek ata", deklaroi Nikola Todorov, ministër i Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë 3 ditë më parë në Parlament bëri të ditur se ka ndërprerë kontratën me kompaninë "Vizaris", për sçi tha ai, çështje etike dhe jo për arsye ligjore. Pasi e anuloi kontratën, ministri disa ditë me radhë nuk përgjigjet në pyetjet gazetarëve, se sa prej pajisjes është dorëzuar nëpër spitale, a do të dëmshpërblehet kompania "Vizaris" dhe nëse ndokush do të mbajë përgjegjësi. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form