A1 Report - Meta: Rivlerësim LANÇ. Milo: Enverit t'i jepet ajo çfarë i takon

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË - Kreu i Kuvendit njëkohësish edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka kërkuar rivlerësim të historisë së Shqipërisë, sidomos të periudhës së luftës antifashiste. Deklarata është bërë gjatë një aktiviteti ku janë kujtuar 84 martirët e masakrës së 4 Shkurtit të vitit 1944. Takimi është zhvilluar në Muzeun Historik Kombëtar dhe pjesëmarrës ishin veteranë dhe familjarë të tyre.

"Sot kujtojmë 84 martirët e atij mëngjesi të përgjakshëm dhe njëkohësisht të atyre që u internuan. Jemi sot këtu për të dhënë mesazhet e duhura pas 70 vitesh që janë sa një jetë. Na japin mundësinë për të reflektuar dhe për të bërë një homazh edhe për martirët dhe luftën tonë të lavdishme antifashiste", deklaroi kreu i LSI-së, gjatë fjalës së tij.

Sipas Metës, "sot ka vende të zhvilluara që nuk shkrepën një armë ndaj pushtuesve dhe përpiqen të shtojnë numrin e viktimave. Vendi ynë u rrethua kundër makinerisë më të madhe të përbindshme ushtarake, në një moment kur nuk dihej se si do të shkonte lufta".

"Ne sot shprehim keqardhjen për akte të pafalshme që kanë ndodhur, si heqja e emrit të rrugës "Dëshmorët e 4 Shkurtit" dhe ne do të kërkojmë që t'i rikthehet. Do të kërkojmë ngritjen e një memoriali ku të jenë të gdhendur emrat e 84 emrave të martirëve" tha kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Gjithashtu Meta ka kërkuar edhe rikthimin e monumentit të "5 heronjtë e Vigut", në vendin ku e meriton. "Të rivlerësojmë monumentin e "5 herojve të Vigut", që në mënyrën më cinike u largua nga qendra e qytetit të Shkodrës, një qytet me tradita të mëdha patriotike. Ka ardhur koha për rivlerësimin e shumë figurave të luftës çlirimtare", theksoi kreu i LSI-së, Ilir Meta.

"Ne sot ndiejmë keqardhje për akte të pafalshme që kanë ndodhur, siç edhe heqja e emrit të rrugës 'Dëshmorët e 4 shkurtit' dhe është momenti për të bërë një rivlerësim, për të vendosur drejtësinë. Ndaj dhe shpreh kënaqësinë që sot ndodhet këtu edhe prefekti Sadi Vorpsi dhe kreu i këshillit bashkiak Aldrin Dalipi dhe shpresojmë që shumë shpejt të gjendet një zgjidhje, të kemi një memorial ku të jenë shkruar emrat e 84 martirëve të 4 shkurtit", tha Meta.

Për kryetarin e Kuvendit, "masakra e 4 shkurtit ndodhi në kulmin e operacionit "Dimri" dhe ishte një hakmarrje ndaj dështimit pasi forcat antifashiste kishin baza të shumta në qytete dhe kjo ishte edhe në Tiranë. Partizanët ishin gati të jepnin jetën e të mos i dorëzoheshin pushtuesit, siç janë dëshmorët, Qemal Stafa, Vojo Kushi etj. Masakra e 4 shkurtit shtoi përkrahjen për luftën antifashiste dhe siç dihet në nëntor të 1944 i gjithë populli i Tiranës mori pjesë në betejën për të çliruar Tiranë".

"Ne sot jemi këtu për të dhënë mesazhin e qartë për rivlerësimin e historisë dhe për ato që janë bërë gjatë këtyre viteve. Është një përpjekje për të cenuar një nga faqet më të ndritura të vendit tonë dhe të betejave më të lavdishme. Është e rëndësishme që pas 70 vitesh ti kujtojmë dhe ti mbajmë vendet e kësaj lufte. Duhet ti kujtojmë të gjithë martirët, jo vetëm ato të 4 shkur...

Share This Video


Download

  
Report form