A1 Report - Shkatërrimi i armëve kimike, anija mbërrin në Itali më 11 shkurt

Report TV 2015-08-21

Views 1

ITALI- Anija "Cape Ray" do të mbërrijë më 11 shkurt në Portin e Gioia Tauro-s, në rajonin e Kalabrisë në Itali, anije në të cilën do të kryehet sistemi i hidrolizës për shkatërrimin e armëve kimike siriane. Kjo gjë bëhet e ditur nga Drejtori i Departamentit për Sigurinë dhe Çarmatimin rus, Mikhail Ulyanov.

Ai ka nënvizuar se procesi i transportimit të armëve kimike nga anija në anije, në portin italian, nuk do të bëhet menjëherë por `Cape Ray' do të qëndrojë aty edhe për disa ditë. Deri më tani është bërë i mundur transferimi i dy ngarkesave me armë kimike të ardhura nga Siria. Kreu i Pentagonit, Chuck Hagel, ka bërë me dije se është bërë i mundur transportimi i 54 tonë materialeve kimike nga anijet 'Taiko' dhe 'Ark Futura', që do të thotë më pak se 5% e totalit të tyre.

Vonesat e dorëzimit të armëve kimike kanë nervozuar disi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ritmi me të cilin regjimi sirian po dorëzon armët kimike "është i papranueshëm", kështu është shprehur sekretari i Shtetit Amerikan, Xhon Kerri, gjatë një takimi të bërë me kreun e diplomacisë ruse, Serghei Lavrov.

Ndërkohë, në Siri gjendja vazhdon të jetë tragjike dhe e tensionuar. Në Alepo, janë marrë në shënjestër 85 persona, mes të cilëve 65 civilë, të cilët janë vrarë gjatë shpërthimit të një bombe të hedhur nga një avion. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, mes personave të vrarë gjatë ditëve të fundit, janë edhe 10 fëmijë.

Share This Video


Download

  
Report form