A1 Report - Reforma territoriale, LSI: Te takohen bashke Rama-Meta-Basha

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në emër të 19 deputetëve fton opozitën të bashkëpunojë dhe të bëhet pjesë e reformës territorial e cila nuk do të jetë në favor të asnjë partie por të qytetarëve.

Madje Vasili propozon dhe një takim të të gjithë liderëve politikë për të zgjidhur këtë situatë.

"Opozitës i bëjmë thirrje të bashkëpunojë. Në vend që të ndizet një luftë të ndërtonim së bashku një platformë mirëkuptimi e konsensusi ku të gjithë liderët politikë të takohen me njëri tjetrin e të diskutojnë në mënyrë që të mos humbet asnjë minutë i cmuar"- tha sot Vasili në një prononcim për median nga kryesia e Kuvendit.

Vasili e quajti "Copëtim atipik" ndarjen aktuale territoriale.

"Në emër të grupit LSI nga konsultimi i përgjithshëm rinovojmë kërkesën inkurajojmë të promovojmë që opozita të bëhet pjesë aktivite sepse kemi të bëjmë me një reform që nuk është pronë, meritë, dhe nuk do të jetë asnjëherë në favor të partive politike por në favor të qytetarëve. Seanca e ardhshme mund të jetë një mundësi e mirë që opozita të depozitojë të gjithë propozimet që komisioni bipartizan të nisë sa më parë punën. 8 propozimet e opozitës janë të mirëpritura."

Share This Video


Download

  
Report form