A1 Report - Sochi 2014, SHBA: Kujdes, pasta e dhëmbëve përdoret për bombë

Report TV 2015-08-21

Views 0

Një ditë përpara fillimit të Lojrave Olimpike që do të zhvillohen në Sochi të Rusisë, Departamenti i Shtetit Amerikan ka alarmuar kompanitë ajrore amerikane dhe të huaja që do të udhëtojnë drejt shtetit rus gjatë këtyre ditëve. Në veçanti ftohen kompanitë ajrore të kontrollojnë me shumë kujdes pastën e dhëmbëve dhe kremrat në bagazhet e pasagjerëve, pasi sipas shërbimeve sekrete amerikane, përbëjnë një rrezik të madh dhe mund të transformohen në lëndë plasëse.

Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ekzistojnë kërcënime terroriste specifike për Lojrat e Sochit dhe këto informacione janë kaluar nga shërbimet sekrete ruse. Ekspertët e fushës, shprehen se terroristët mund të përdorin këtë sistem, për të bërë të mundur kalimin në kontrollet e ndryshme.

Ndërkohë në orët e fundit, dy anije amerikane kanë hyrë në Detin e Zi dhe do të qëndrojnë aty deri në përfundim të Olimpiadave dhe ka qenë Pentagoni që ka kërkuar mbërritjen e anijeve, nëse do të ishte i nevojshëm evakuimi i sportistëve, në rast rreziku. Ndërsa disa avionë gjenden në një bazë amerikane në Gjermani, në rast emergjence.

Ndërkohë që vëmendja e Komunitetit Ndërkombëtar është fokusuar tek çështja e sigurisë, 70 mijë policë, ushtarë dhe forca të shërbimeve të inteligjencës, janë vënë në lëvizje dhe zonat ku do të zhvillohen Lojrat Olimpike janë pajisur me 5 mijë telekamera sigurie.

Share This Video


Download

  
Report form