Ahmeti: BDI larg marrëveshjes me VMRO-në për kandidat konsensual

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pranon se gjasat për një arritje të një marrëveshjeje me VMRO-DPMNE-në janë thuajse ZERO. Sipas tij qëndrimet janë diametralisht të kundërta dhe të dyja palët janë më shumë se larg gjetjes së një gjuhe të përbashkët.

'Deri tani nuk ka ndonjë afrim të pozicioneve dhe BDI-ja do të qëndrojë e fortë pas idesë të cilën e ka dhënë për një kandidat të pranueshëm për shumicën që ka legjitimitetin. Deri tani nuk ka afrim pozicionesh. Ato janë shumë larg dhe nuk shpresojë që do të arrihet një kandidat i përbashkët nga dy shumicat që kanë legjitimitetin', tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi thotë se propozimi i BDI-së për gjetjen e një kandidati konsensual për president është virtuale dhe joserioze, pasi nëse ka nevojë për koncesus, ai duhet të jetë në Qeveri kur dihet se ai është institucioni që shqiptarëve iu bënë dëm sistematikisht.

"Po të dojë dikush seriozisht të bisedojë me ne për këto çështje, ne jemi të gatshëm ashtu siç i kam thënë edhe zotëri Ahmetit që ne të vendosim para nesh një platformë, prioriteti çështja e integrimeve, dy ndarja e drejtë dhe proporcionale e buxhetit, tre zyrtarizmi i tërësishëm i gjuhës shqipe dhe katër ngritja e mekanizmit të konsensusit të pjesshëm të Badenterit në parlament me konsensus të plotë, të tjerat besoni janë shumë të lehta', deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

PDSH-ja theksoi se nëse nuk do të ketë kandidat presidencial të sajin, qytetarët nuk do të thirren për bojkot, por janë të lirë të shprehin vullnetarisht të drejtën e tyre të votës. Për sa i përket zgjedhjeve të parakohshme, Ahmeti nga ana tjetër, theksoi se të gjitha opsionet janë në tryezë, dhe aktualisht, BDI-ja po analizon çdo segment. Komentet nga krerët e partive shqiptare u bënë pas takimeve të veçanta me Drejtorin për Zgjerim Kristian Danielson. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form