A1 Report - Drejtësia greke përgatit dosjen e vrasësit me pagesë Julian Sinanaj

Report TV 2015-08-21

Views 20

TIRANE- Autoritetet ligjzbatuese të shtetit grek po formulojnë letër-porosinë për Juljan Sinanajn, 31-vjeçarin e bandës së tritolit, që akuzohet për dhjetëra vrasje me pagesë brenda e jashtë kufijve. Burime nga grupi hetimor pohojnë për "A1 Report" se ende s'ka mbërritur ndonjë kërkesë zyrtare për ekstradim nga pala greke, por pritet që së shpejti ekspertët ta dorëzojnë dosjen "Sinanaj" në Ministrinë e Drejtësisë.

Fakti i padiskutueshëm që Sinanaj qëllonte mjeshtërisht dhe saktë me të dyja duart, e vërtetuar edhe nga qitjet dje në Poligon këtu në Tiranë, i ka bërë prokurorët dhe oficerët grekë të antiterrorit të analizojnë me kujdes këtë video. Këtu duket sesi vriten me gjakftohtësi 2 simpatizantë të Agimit të Artë, ku dallohet qartë stili i tij unik.

Këtë akuzë vetë Sinanaj e pranoi fillimisht, duke deklaruar madje se ishte paguar nga një politikan i majtë grek. Mediat e shtetit fqinj publikuan pretendime që nuk konfirmoheshin zyrtarisht prej autoriteteve të drejtësisë greke se Julian Sinanaj kishte pranuar se ka kryer 7 vrasje Greqi dhe ka një CV të pasur në vendosjet e eksplozivëve, akte të cilat i kanë marrë përsipër organizata terroriste. Madje Sinanaj, nga rrethe të caktuar cilësohet si ideologu i "luftës urbane". Këto media po i mëshojnë faktit se në disa aksione të ditëve të fundit janë sekuestruar arsenale me armatime të lehta e të rënda që dyshohet se janë futur në Greqi nga Shqipëria dhe janë përdorur nga terroristët.

Mirëpo, së fundmi Sinanaj po mohon të ketë gisht në ngjarjet e Greqisë, për të cilat u akuzua edhe zyrtarisht nga Policia e Tiranës, ditën që u arrestua te "Rruga e Kavajës". I riu që vrau hajdutët e shtëpisë, kur ishte 14 vjeç, ka pranuar deri tani se kishte planifikuar vrasjen e Piro Bares dhe se po studionte lëvizjet e tij nga pallati ku banonte e deri në destinacionet e tjera. Sipas Sinanajt, vrasja ishte porositur nga Ilir Karçini, ndërsa hetimet po vijojnë në faza tepër intensive.

Share This Video


Download

  
Report form