Mungesa e sinjalistikës rrugore, shpejtësia e lartë dhe udhëtimi pa rrip sigurimi duket se kanë qenë shkaqet kryesore të aksidentit fatal të në aksin Konsipol --Sarandë, ku humbën jetën 5 persona.
Aksidenti u shënua pasditen e djeshme, ku një automejt tip Renault ku udhëtonin babë e bir Petro Neçi 65 vjeç dhe Kristaq Neçi 38 vjeç është përlpasur me automjetin tip "Alfa Romeo" që udhëtonte në drejtim të kundërt, me të cilën qarkullonte një valltar i njohur i Konispolit Taip Merdani 67 vjec me dy vëllezërit e tij, Feizi dhe Krenar Sulo përkatësisht 65 dhe 45 vjec.
Sipas të dhënave paraprake nga policia e komisariatit të Sarandës rruga ku ndodhi aksidenti kishte pak kohë që ishte ndërtuar dhe nuk ishte e pajisur me sinjalistikën e nevojshme që paralajmëronte kthesën që ndodhej urën Bogozit.
Po ashtu, mësohet se 5 viktimat nuk mbanin rrip sigurimi, si dhe qarkullonin me shpejtësi të lartë, në kohën kur edhe rruga ishte e lagësht nga reshjet e shiut.
Po ashtu, se valltari Taip Merdani kishte vetëm 1 vit që kishte marrë patentën dhe dyshohet se ai bashkë me dy vëllezërit e tij, muzikantë kishin konsumuar më parë alkool, pasi në mjet janë gjetur disa shishe vere. Mësohet se ata po ktheheshin nga një ceremoni mortore nga Konispoli. Makina tjetër shkonte në Qafë Botë, ndërsa për fasmiljen Meci kjo ishte tragjedia e dytë Brenda një viti. Disa muaj më parë një tjetër djalë i familjes kishte humur jetën në një aksident automobolistik në fshatin Dërmish në komunën Dhivër të Sarandës.