S'ka asistencë sociale pa taksë radiodifuzive!

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

LSDM ka reaguar ndaj bllokimit të llogarive për familjet që marrin asistencë sociale vetëm pse nuk kanë paguar taksën radiodifuzive. Sipas tyre, ky paraqet edhe një tentim të pushtetit që të mbush buxhetin. Në bazë të analizës së bërë nga LSDM, asistenca që u jepet kësaj kategorie nuk mbulon harxhimet mujore. LSDM ka prezantuar tre masat nga program I tyre që planifikojnë të realizojnë në këtë fushë nëse vijnë në pushtet, si lirimin e këtyre familjeve nga pagesa e taksave të ndryshme shtetërore, pagesa për fëmijët që shkojnë në çerdhe duhet të dalloj nga ata që marrin pagë më të lartë se ajo minimalja, si dhe zgjerimi i numrit të qytetarëve që ballafaqohen me varfëri energjetike.

"Qeveria e VMRO-DPMNE-së ka bllokuar llogaritë e familjeve që marrin asistencë sociale për shkak të taksës së papaguar radiodifuzive. Edhe pse përmbaruesit nuk guxojnë të tërheqin parat që dedikohen për ndihmë sociale sërish kjo ndodh. Në vend që qeveria të vendos masa për mos pagesë të servisit publik, nga kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, ajo tenton me dhunë të kërkoj para që ta mbush buxhetin", u shpreh Mila Carovska, LSDM. Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form