A1 Report - Arvizu takon Idrizin: PD të marrë seriozisht rolin e PDIU në opozitë

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- "Opozita duhet të angazhohet që të përmbushë rolin e saj". Kështu ka deklaruar Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu pas takimit me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi. Sipas Arvizut PD-ja duhet ta marrë seriozisht rolin e PDIU-së në opozitën parlamentare.

"Në mënyrë domethënëse z.Idrizi ma ripohoi që PDIU do të vijojë të nxisë që të gjitha partitë politike në Parlament. PDIU është partia e dytë parlamentare e koalicionit opozitar, i cili ka një rol kritik për të luajtur që të mbajë qeverinë llogaridhënse kundrejt qytetarëve. Por, është gjithashtu e rëndësishme që opozita të jetë e gatshme të angazhohet në mënyrë që të përmbushë këtë rol", tha Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Arvizu.


Ndërkaq kreu i PDIU e garantoi Arvizun se do të jetë urë lidhëse që palët kundërshtare të ulen për ligjin e Nëpunësit Civil.

"E garantova z.Ambasador që PDIU do të vazhdojë të jetë katalizator në mënyrë që palët të ulen në tavolinë edhe për reformën administrative dhe për ligjin e Nëpunësit Civil, apo për gjithë axhendën kombëtariste që duhet të përbashkojë forcat politike", deklaroi për mediat kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Share This Video


Download

  
Report form