A1 Report - Hapet rruga per ndertimin e linjes se interkonjeksionit

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Projektit të linjës së interkonjeksionit 400 kw Shqipëri-Kosovë i është hapur rruga për ndërtimin e tij. Opozita dhe mazhoranca e kanë votuar në parim në komisionet parlamentare projektin prej 42 mln eurosh që financohet nga banka gjermane "KfW".

Gjatë paraqitjes së projektit në Komisionin e Ekonomisë, kreu i OST-së, Ëngjëll Zeqo, tha se për përmbylljen e projektit dhe moszgjatjen e tij, është planifikuar që të përdoret edhe fondi i kontigjencës prej 7 mln eurosh.

Projekti i cili do të vijojë me procedura të përshpejtuara, për të mos vonuar marrjuen e kredisë, është cilësuar si i kushtueshëm nga ana e opozitës, e cila kërkoi sqarime mbi zbatimin e tij.

Linja e interkonjeksionit e cila duhet të kishte nisur punën që në vitin 2009, është një financim i qeverisë gjermane me donator bankën "KfW" dhe synon krijimin e një autostrade enegjetike mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Share This Video


Download

  
Report form