TIRANË - Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare aktori i njohur i humorit dhe cirkut të Tiranës, "Artisti i Popullit" Skënder Sallaku. Ish-kampioni kombëtar në Mundje Klasike, që për dhjetëra vite me rradhë dhuroi buzëqeshje për të gjithë shqiptarët, mësohet se prej gati një muaji ishte i shtruar në spitalin "Nënë Tereza", pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, kancer në stomak.
Burime nga spitali kanë bërë të ditur se, Sallaku ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit rreth orës 03:30 minuta. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e aktorit të njohur dhe zëdhënësi i Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza".
Bëhet e ditur se, aktori i madh, "Artisti i Popullit", Skënder Sallaku kishte rënë në koma që në orën 23:00 të mbrëmjes së djeshme pasi i ishte nënshtruare dy operacioneve në stomak, por nuk ishte bërë i mundur shpëtimi i tij.
ORA 12:05 BERISHA: HUMBËM KORIFEUN E INTERPRETIMIT
Edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i është bashkuar përcjelljes së ngushëllimit për ndarjen nga jeta të aktorit Skënder Sallaku. Në pak rrjeshta të shkruara në rrjetin social Facebook, Berisha citon se kombi shqiptar humbi një artist të papërsëritshëm.
"Të dashur miq, me ndarjen nga jeta të humoristit të famshëm Skënder Sallaku, satira dhe humori shqiptar humbën korifeun e interpretimit të tyre, ndërsa kombi ynë humbi një artist të madh të papërsëritshëm, ndër më të dashurit për publikun shqiptar. Ngushëllime familjes Sallaku!", përmbull mesazhin e ngushëllimit Berisha.
ORA 10:20 BASHA: NDARJA NGA JETA E SALLAKUT MË TRISHTOI
Kreu i PD, Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka gdhendur pak fjalë për aktorin mjaft të dashur për publikun, Skëndër Sallaku. Me fjalë të thjeshta, Basha kujtonte ditën e fundit që e ka takuar aktorin, ndërsa nuk lë pa përmëndur optimizmin dhe shpirtin artistik të Sallakut.
"Ndarja nga jeta e legjendës së humorit tiranas, Skënder Sallaku më trishtoi pa masë. Pak javë më parë u takuam në Bashki. Përcillet si gjithmonë po atë humor dhe optimizëm që e shoëeronte emrin dhe praninë e tij prej dekadash. Skënder Sallaku ishte një nga artistët më të dashur për çdo qytetar të këtij vendi, pavarësisht moshës. Ngushëllime familjes, miqve dhe artdashësve të tij të shumtë".
ORA 10:15 HOMAZHET ZHVILLOHEN NESËR TEK TEATRI KOMBËTAR
Sipas familjarëve, është vendosur paraprakisht që homazhet të mbahen pranë ambjenteve të Teatrit Kombëtar, ditën nesërme e mërkurë në orën 10:00- 12:00. Më pas rreth orës 13:00 do ti jepet lamtumira e fundit në varrezat e Tufinës.
ORA 09:40 XHEPA: SALLAKU, NJERIU QË NUK DINTE TË NDAHEJ NGA MASA
Aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa, në një lidhje telefonike për A1 Report, sikundër shumë personalitete të artit, kanë përcjellë ngushëllimet për aktorin Skënder Sallaku. Xhepa, plot emocion përcolli karrierën e gjatë të të ndjerit Sallaku, duke cituar se vendit tonë, do ti mungojë një humorist me plot vlera.
"Një mëngjes i trishtë pa këngëtaren e mirënjohur Vaçe Zela, morëm dhe një lajm të hi...