A1 Report - PD, Pollo: Rama po injoron vendimet e Gjykates Kushtetuese

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË - Partia Demokratike akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se, po injoron vendimet e dhëna nga Gjykata Kushtetuese.

"Nuk është duke zbatuar vendimin e Kushtetueses rreth aktit normative për ligjin e nëpunësit", u shpreh deputeti i PD-së Genc Pollo në një konferencë për median nga selia e PD-së.

Në vazhdën e akuzave nga selia blu, Pollo iu referua edhe pushimit të drejtoreshës së Agjencisë së Prokurimit Publik, Klodiana Cankja. Sipas tij, kjo ndodhi pa një referencë ligjore, pa ndonjë shkresë apo dokument.

"Qeveria Rama vazhdon të injorojë vendimin e Gjykatës Kushtetuse i cili i ka shpallur të paligjshme spastrimet në administratë.
Pak ditë më parë, është shkarkuar nga detyra, drejtoresha e Agjensisë së Prokurimit Publik, pa asnjë arsye, motiv apo referencë ligjore; pa i vënë në dispozicion asnjë shkresë, apo dokument. "- tha Pollo duke shtuar se njhen botërisht reformat dhe rezultatet e arritura tek ne në fushën e prokurimit publik. Sipas tij nga janari i vitit 2009, 100 përqind e prokurimeve publike kryhen në mënyrë elektronike.
Qeveria e PD, mori çmimin e dytë në Botë, dhënë nga Kombet e Bashkuara, për Shërbime Publike, me motivin: "Përmirësimi i transparencës, përgjegjshmërisë dhe gadishmërisë në shërbimin publik".

"Qeveria Rama, me shkarkimet e paligjshme, jo vetëm që nuk njeh këto rezultate, dhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, por thellon edhe më shumë paligjshmërinë duke mos respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e detyron atë të ndalojë këto praktika."- mbylli deklaratën e tij Pollo.

Share This Video


Download

  
Report form