A1 Report - VIDEOLAJM/Fier, polici bashkiak dhunon te moshuaren me aftesi të kufizuara

Report TV 2015-08-21

Views 2

FIER- Teksa me fustanin e bardhë të nusërisë zbret shkallët e një banese, të krijohet përshtypja se po zbret një nuse. Por në fakt ajo që shikoni në video është një grua e moshuar, veshur me vello nusërie. Me cigare në dorë dhe me kokën lart, tamam si një grua kryeneçe afrohet pranë disa policëve dhe diçka flet me ta. Për një moment dëgjohen të qeshura dhe më pas ata fillojne t'i bërtasin gruas, e cila në video është cilësuar si "gruaja e Judës", një personazh filmash, në rolin e një vrasëseje.

Por gruaja rreth të 50-tave, nuk ka asgjë të përbashkët me të, përveç fustanit të bardhë. Ajo duket se vuan nga probleme mendore, e braktisur dhe e pambrojtur. Megjithatë një fakt i tillë, nuk merret aspak parasysh nga personat me pushtet që shikoni në video.

Disa prej tyre janë efektivë policie, ndërsa ai që i heq vellon nga koka është shefi i policisë bashkiake të Fierit, Bashkim Imeraj. Ai e kap atë prej krahu dhe e shtyn me forcë për ta rrëzuar në tokë.

Kjo është skena e filmuar nga një kamer amatore në qendër të qytetit të Fierit. Ja se si kjo e moshuar, me aftësi të kufizuara bie pre e dhunës së ushtruar në mes të ditës nga njerëzit e shtetit, të cilët duhet ta mbrojnë atë.

Por siç duket edhe në këto pamje, gruaja keqtrajtohet nga një shef policie, ndërkohë që banorët që ndodhen aty bëjnë sehir. Gruaja e veshur si nuse qarkullon herë pas here në Fier. Pak e njohin në të vërtetë. E ndërkohë që disa banorë e ndihmojnë duke i falur lëmoshë, të tjerë tallen me të.

Share This Video


Download

  
Report form