HIMARË- Thirrje anti shqiptare janë bërë sot në Himarë përmes disa fletushkave në gjuhën greke.
"Përpara 100 vjetësh paraardhësit tanë vepruan sot, ne çfarë bëjmë. Skllav është ai që pret ta çlirojnë të tjerët", thuhej në këto thirrje, të siguruara nga Komiteti Qendror "Vorio Epir 1914". Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale fletushkat me thirrje anti nacionaliste, si dhe ka shoqëruar një person të dyshuar si autor i kësaj ngjarjeje.
Ai është Filip Nestur Dhimojani i datëlindjes 23 Qershor 1985, Himarë, si dhe ka sekuestuar automjetin e tij "Opel Astra" me targa greke "IMB 1263".
Policia ka nisur hetimet por nuk ka dhënë asnjë version zyrtar mbi incidentin. Fletushkat janë me thirrje anti-shqiptare në gjuhën greke dhe me foton e kryesisë së fshatit të Himarës, 100 vjet më parë, ku kërkohen të drejtat e minoritarëve. Fletushkat janë shpërndarë dje në tërë Himarën në çdo cep të saj.