TIRANË- Minatorët kanë kërkuar nga qeveria të marrë vendimin për uljen e moshës së pensionit në 55 vjeç .Në konferencën kombëtare të minatorëve kreu i bashkimit të sindikatave Gëzim Kalaja theksoi se kjo kërkesë është e drejtë dhe e ligjshme dhe nuk ka ngjyra politike. Minatorët pjesmarrës në këtë konferencë kanë mbajtur edhe 1 minut heshtje për të gjithë ata që kanë humbur jetën nëntokë.