Shkup, protesta në mbrojtje të Radikës

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Me këto thirrje qytetarët dibranë këtë herë në kryeqytet ngritën zërin kundër dy projekteve infrastrukture në Fushën e Llukovës, të cilën e cilësuan si anti-dibrane. Qytetarët u shprehën se devijimi i lumit Radika paraqet rrënim të Dibrës më çfarë rrezikohet e ardhmja e banorëve të kësaj ane dhe jo vetëm, sipas tyre cenohet edhe identiteti dhe trashëgimia kulturore e banorëve të Rekës.

"Nuk devijohet nuk vidhet Lumi Radika por grabitet, varfërohet popullata e asaj zone dhe në fund pason shpërngulja qindvjeçare e shqiptarëve në këto troje si rezultat i grabitjeve...kësaj grabitjeje i ndihmojnë këto njerëz..dhe këta i përngjajnë Hajredin Pashës, pra historia përsëritet por me forma të ndryshme të grabitjeve",u shpreh një protestues.

"Këtu i themi Greuvskit që nuk do lejojmë kurën e kurës devijim e lumit tonë. Nuk ka asnjë dibran nga Ura e Boshkut deri në Kala të Dodës që i thotë po këtij projekti. Kundër Dibrës kanë qenë shumë sulltanë edhe krala, por s'kanë kaluar mirë në Dibër", deklaroi Bashkim Mashkulli, kryetar i Këshillit komunal të Dibrës.

Ndërtimi i rezervuarit në 'Fushë Llukovë', sipas Odës Dibrane është projekt i cili dëmton qytetarët edhe për nga aspekti social dhe ekonomik. Shpenzimin për këtë qëllim të 160 milion eurove, para publike nuk do të mund t'i paguajnë as gjeneratat e ardhshme. Madje ata sugjerojnë:

"Me të njëjtat para mund të ndërtohet projekt si psh. parqet energjetike nga energjia e erës siç është ai në Bogdancë i cili kushton tre herë më pak se digat e Llukovës dhe Ura e Boshkut, ofron të njëjtat sasi të energjisë elektrike pa bërë dëm mjedisit, pa bërë dëme sociale, pa rrezikuar të ardhmen e askujt dhe duke shpenzuar më pak para publike" , tha Bardhyl Marku, kryetar i Odës Dibrane.

Ekologjistët thonë se këto projekte kanë pasoja katastrofike për ambientin madje se mund të zhduken mbi 150 bimë endemike.

"Sot kjo pasuri e jona kombëtare është e kërcënuar nga dy projekte të mëdha, të cilat jo vetëm kërcënojnë habitatet e shumta të llojeve të rrezikuara, por edhe dëmtojnë vetë idenë e parqeve kombëtare", theksoi Metodija Veneski, përfaqësues i koalicioneve "Ekologjia-Prioritet" dhe "NATURA 2000".

Protestës së dibranëve iu bashkëngjitën edhe qytetarë të Shkupit, Tetovës e Gostivarit, madje të bashkësive të ndryshme etnike. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form