A1 Report - Totozani analizon tragjedinë e Himarës,si mund të ulen aksidentet

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË- Sigurimi i kushteve për trajtimin e rasteve të aksidenteve të rënda ishte në thelb të raportit që Avokati i Popullit i paraqiti Kuvendit, duke marrë shkas nga tragjedia e Himarës, ku humbën jetën 12 studentë.

Sipas Igli Totozanit, më emergjente është ngritja e një strukture unike vetëm për urgjenca të shkëputura nga shërbimet e tjera spitalore e përbërë nga mjekë, infermierë, zjarrfikës, punonjës policie, ekspertë të specializuar, etj.

Në raport thuhet gjithashtu se Ministria e Shëndetësisë duhet të pajiset me helikopterë profesional-"Helikopterë Sanitare" të cilët janë të pajisur me të gjitha mjetet që ka një sallë operacioni.

Ngritja e një heliodromi të përshtatshëm pranë Spitalit Ushtarak është një tjetër propozim, ndërsa do të mundësonte parandalimin e aksidenteve edhe rishikimi i procedurës së kontrollit fizik të automjeteve me qëllim rritjen e efektivitetit dhe cilësisë e këtij kontrolli.

Sipas Totozanit edhe hartimi i fushatave sensibilizuese dhe përfshirja e komuniteteve lokale në hartimin e projekteve të sigurisë rrugore, ndihmon në minimizimin e aksidenteve të rënda. Trajnimi dhe kontrolli i punës së punonjësve të policisë për zbatimin e rregullave të qarkullimit nga përdoruesit e rrugës apo rishikimi i procedurës për kualifikimin për t'u pajisur me leje drejtimi, e drejtuesve të automjeteve, dhe rinovimin e saj, janë të tjera mundësi që sipas Avokatit të Popullit, shmangin këto aksidente.

Në raport thuhet gjithashtu se eliminimi i vendosjes së reklamamave, kalimet afër hekurudhave apo ngritja e qendrës së kontrollit të trafikut, do të garantonte parandalimin e tragjedive të rënda.

Share This Video


Download

  
Report form