A1 Report - Basha ne Shkoder: Te gjithe ne shesh te japim leksion demokracie

Report TV 2015-08-21

Views 1

SHKODËR- Kreu i PD-së Lulzim Basha nga Shkodra në një takim me mbështetiësit sot në mbremje, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë në marshimin e 20 shkurtit në Tiranë. Ai akuzoi qeverinë "Rama" se ka mashtruar popullin shqiptar, që sipas tij ia dhanë votat për të realizuar premtimet dhe jo për të mashtruar dhe gënjyer. Ai theksoi se marshimi i 20 shkurtit do të jetë një leksion demokracie për "oligarkët e rinj".

"Të enjten do t'i tregojmë kufijtë arbitrares, gënjeshtrës. Të gjithë në shesh si europianë të vendosur t'i japim një leksion demokracie oligarkëve të rinj", tha Basha.
Sipas Bashës, "lirinë e meritojnë ata që përballen me të. Qeveria ka tendencën të sillet jo si një qeveri por si një oligarki demokratike. Na detyron të dalim në shesh për t'u dalë zot, për të demaskuar mashtrimin dhe dështimet, për të ndaluar rrokullisjen para se kriza të na ketë zënë në germadhat e saj",- tha Basha në Shkodër.

Basha edhe një herë theskoi se kjo qeveri tenton të kap institucionet e pavarura të vendit, ndërsa akuzoi të majtën se përpiqet të kthejë prapa demokracinë. "Qeveria që provokon dhe tenton me të gjithë format e paligjshmërisë dhe pandershmërisë të pushtojë administratën publike, të kapë institucionet, të kapë shtetin", tha ai.

"Qeveria që kërkon të kthejë prapa demokracinë, të vendosë oligarkinë me para të pista dhe vota të blera mes tyre, me deputetë të peshkuar në format më të neveritshme të poshtërimit të votës së lirë dhe dinjitetit të qytetarëve",- vijoi Basha.

Sipas kreut të PD-së, "lirinë e meritojnë ata që përballen me dhunën. Qeveria ka tendencën të sillet jo si një qeveri por si një oligarki demokratike. Na detyron të dalim në shesh për t'u dalë zot, për të demaskuar mashtrimin dhe dështimet, për të ndaluar rrokullisjen para se kriza të na ketë zënë në gërmadhat e saj", tha Basha në Shkodër.

Kryetari i Partisë Demokratike Basha, nënvizoi se protesta do të jetë, "paqësore dhe dinjitoze, ashtu siç i ka hije një Shqipërie të europianizuar."

Share This Video


Download

  
Report form