A1 Report - Shkodër, këputen telat e tensionit të lartë, i marrin jetën 12 vjeçares

Report TV 2015-08-21

Views 1

SHKODER- Një 12-vjeçare vdes pasi teli i tensionit të lartë prej 6000 volt i bie në kokë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuç, komuna Gur i Zi. Pranvera Tatgjoni, 12 vjeçe nxënëse e klasës së gjashtë kishte dalë për të kullotur lopën dhe kur po kthehej mbrëmjen e djeshme në shtëpi, teli është këputur nga shtylla dhe i ka rënë në kokë.

Pranvera është djegur në qafë e trup. Familjarët e kanë gjetur të pajetë vajzën e mitur. Nga kontakti me rrymën ngordhi dhe lopa që ajo kulloste.

Prindërit e vajzës që mbeti e vdekur aksidentalisht nga kontakti me telat e tensionit të lartë shprehen mes lotësh se linja e tensionit të lartë ka qenë gjithnjë një fakt sheqetësues për ta.

"Telat ishin të lakuar prej kohësh, ne kemi sinjalizuar edhe strukturat vendore edhe KESH-in, por askush nuk na e ka vënë veshin, deri kur na ndodhi fatkeqësia".

Pranvera Tatgjoni, përcillet sot në banesën e fundit, ndërsa telat e tensionit të lartë që (shihni në foto poshtë) vazhdojnë të jenë një kërcënim i gjallë për gjithë fshatrat e Mbishkodrës, ku kalon linja e tensionit të lartë me shtylla e tela të amortizuar. Kurse në Lezhë një elektriçist 65-vjeçar ndërroi jetë gjatë punës, pasi në kabinën ku punonte për riparimin e defektit u rikthye energjia elektrike. Ndërkohë që një tjetër ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një elektriçisti 65-vjeçar ka ndodhur në komunën Zejmen të Lezhës. Pashk Tanushi po riparonte një defekt në kabinën elektrike, kur gjatë momentit të punës u rikthye energjia. Elektriçisti 65-vjeçar humbi jetën menjëherë.

Share This Video


Download

  
Report form