DURRËS - Nëna e autorit të dyshuar të masakrës në Durrës, Odise Verbofshi, Ferzileta Verbofshi ka ardhur nga Italia sapo ka marrë vesh për krimin. Ajo e ka dënuar ashpër aktin e kryer nga djali i saj. Duke folur për mediat pas krimit që bëri djali i saj, ajo ka shprehur ngushëllimet dhe ka deklaruar se do ti mbështesë familjet e viktimave në çdo hap.
"Nuk më intereson djali që është në burg, por për familjarët e dy të vdekurve, për familjet e tyre, dhimbjet e tyre", ka thënë gjatë fjalës së saj, nëna e autorit të vrasjes.
"Sapo e morëm vesh kemi ardhur menjëherë këtu. Me mori në telefon vëllai dhe më tha hajde se ka ndodhur gjëma. Më shumë kemi ardhur për familjarët e viktimave dhe këto janë fjalë zëmre", ka thënë Violeta Verboçi duke folur për median.
Ajo ka treguar se fëmijët i ka rritur fëmijët me djersën e ballit dhe ka punuar gjithmonë ndershmërisht.
"Kam 32 vjet që jam martuar dhe kemi punuar me djersën e ballit. 12 vite në nish-goma, kemi sakrifikuar prej 8 vitesh për të bërë këtë shpi ku ndodhi hataja", tha ajo.
"Sapo e morëm vesh erdhëm menjëherë në Shqipëri. I kam edukuar me shpirt për të qenë të respektuar, kjo është e pafalshme", ka përfunduar fjalën e saj për median, nëna e autorit të krimit, Violeta Verbofshi.