A1 Report - Tirane, e përplas makina ne trotuar, vdes vogëlushja

Report TV 2015-08-21

Views 3

TIRANE- ?Disilda Zaimaj, 10 vjeçe, nxënëse e klasës 4-t nuk arriti t'iu mbijetojë plagëve të rënda të shkaktuara nga makina e cila pasditen e së dielës së 23 shkurtit, e përplasi teksa po qëndronte në trotuar, para dyqanit të të atit.

Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme në kryeqëzimin mes rrugës "Vangjel Noti" dhe "Gjergj Legisi" në Laprakë ndërsa vogëlushja humbi jetën sot në spitalin e Traumës.

Në aksident është plagosur edhe fqinji i saj Spartak Zaimi, 40 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës.


Vogëlushja ka qenë para dyqanit të të atit (i cili shërbente dhe si servis biçikletash por dhe dyqan ushqimor) kur makina me shpejtësi ka hipur në trotuar,dhe ka përfunduar në derën e servisit, duke përplasur për vdekje vogëlushen.


Sipas të dhënave drejtuesi i mjetit, Erjon Hani, 23 vjeç ka qenë në makinë së bashku me dy femra dhe ka rezultuar të ketë qenë në gjendje të dehur.

Policia arrestoi, drejtuesin e mjetit Erjon Hani, 23 vjeç, pasi dyshohet për thyerje të rregullave të qarkullimit, ecje tej normave, me pasojë vdekjen e një personi.

Aksidenti që i mori jetën Disildën ndodhi vetëm 20 metra larg banesës së saj. ?Gjurmët e gomave të makinës kanë mbetur në trotuar, ç'ka tregon se vajza 10 vjeçare u përplas teksa qëndronte në trotuar.

Vazhdojnë hetimet për drejtuesin e mjetit që kreu aksidentin, pasi dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e madhe.

Share This Video


Download

  
Report form