A1 Report - Bashkia e Tiranës, miratohet me konsensus buxheti per 2014

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2014 ka marrë votat e të gjithë anëtarëve të këshillit, si rrallë herë në historinë e tij. Anëtarët e majtë dhe ata të djathtë kanë rënë dakord për të gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket investimeve që do të kryhen si dhe projekteve që ai parashikon. Ndërkohë për Kryetarin e Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi kjo është një shkëputje nga e kaluara, kjo është një frymë e re e cila vjen në të mirë të qytetarëve të Tiranës. "Ndahemi nga e kaluara dhe japim votën pro. Për buxhetin jemi bashkëpërgjegjës." është shprehur Dalipi. Por nisja e diskutimit të buxhetit ka çuar anëtarët në mbledhjen e kaluar, ku u kërkua më shumë transparencë mbi shifrat.

BORXHET
Pas një debati prej më shumë se dy orësh anëtarët kanë rënë dakord që ky buxhet të miratohet, por duke u plotësuar një sërë ndryshimesh dhe "kushtesh". Ndryshimet kanë të bëjnë pikërisht me parashikimin e një fondi i cili të përdoret për shlyerjen e borxheve ndaj individëve apo subjekteve, borxh i mbartur prej vitesh. Një tjetër kërkesë ka qenë ajo e anëtarit të LSI-së, Viron Bezhani i cili ka kërkuar shlyerjen e pagesave të prapambetura për trajnerët e sport klub "Tirana", të cilët nuk kanë marrë pagën e 30 mijë lekëve në muaj. Ndërkohë që pika e tretë e kërkuar nga anëtarët e partisë Socialiste ka qenë ajo e rishikimit të projekteve dhe investimeve, pasi në disa prej tyre ka një shtrirje kohore shumë të gjatë.

SHPRONËSIMET

Një tjetër pikë e debatit ka qenë edhe ajo e shpronësimit të qytetarëve të cilët preken nga projekti i Bulevardit të Tiranës. Sipas nënkryetarit të Bashkisë, Eno Bozdo në projektin aktual është parashikuar një fond i cili do të shkojë në xhepat e tyre. "Ne kemi parashikuar në buxhet 4.5 milion dollarë, të cilat do të shkojnë për shpronësimin. Sa i përket çmimit të shpronësimit atë nuk e kemi vendosur ne por qeveria me anë të një VKM, nëse ju nuk jeni dakord me këtë çmim atëherë qeveria të marrë një tjetër vendim ku të parashikojë çmimet e reja dhe ne më pas të bëjmë edhe shlyerjen e detyrimeve" ka pohuar Bozdo.

Ndërkaq Kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, tha se problemi i bulevardit me porosi të qeverisë i është deleguar Prefektit dhe shpronësimet do të shikohen me prioritet prej tij. Sa i përket pagesave të prapambetura nënkryetari Bozdo ka shpjeguar se këtë vit është parashikuar një fond prej 50 milion lekësh për kthimin e borxheve ndaj subjekteve apo individëve.

BUXHETI

Buxheti i paraqitur nga Bashkia e Tiranës, u shty në muajin dhjetor 2013 për t'u sjellë në përputhje me paketën fiskale si dhe të kishte më shumë transparencë në lidhje me shifrat. Por kjo për nënkryetarin Bozdo është bërë e mundur vetëm në fund të janarit për shkak të mbledhjes së të ardhurave fiskale. "U tha këtu për të disatën herë se Bashkia e Tiranës nuk ka treguar transparencë për të ardhurat. Dua t'ju shpjegoj se transparenca për të ardhurat është kërkuar për herë të parë në dhjetor 2013, kur na kërkohej me ngulm të madh të bënim "resum...

Share This Video


Download

  
Report form