A1 Report - 37 akademike shqiptare mbrojne Qosjen: Sulmet ndaj tij provokuese

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE- Përmes një letre të hapur 37 akademikë dhe profesorë shqiptarë kanë reaguar ndaj akuzave që kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami, ka bërë kundër akademikut Rexhep Qosja.

Në një shkrim të botuar më 19 shkurt 2014, Hifti Islami e quante profesor Rexhep Qosjen, edhe ky anëtar i Akademisë së Kosovës si "egocentrist i kompleksuar, halucinanti e linçuesi, përçarësi më i madh i kombit."

Pas kësaj 37 profesorë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, përmes një letre të dërguar në media deklarojnë se institucioni distancohet nga deklaratat. Se sulmet e Islamit janë provokuese dhe prof. Qosja është një figurë poliedrike, krijues e shkencëtar i përmasave kombëtare.

Në reagimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akuzat kundër Rexhep Qosjes cilësohen si "agresion i hapur verbal, me insinuata dhe akuza personale, që dalin nga korniza e një debati normal shkencor, me një gjuhë dhe fjalor të papajtueshëm me normat e etikës profesionale dhe të moralit akademik". "Prof. Rexhep Qosja është një personalitet poliedrik, protagonist i vijës së parë të intelektualëve që profesionin e tyre si njerëz të dijes e të letrave e përjetojnë si një mision patriotik e qytetar."

"Institucioni distancohet nga çdo deklaratë që provokon opinionin shoqëror me akuza personale, emocionale, të papranueshme për etikën e komunikimit intelektual dhe të ligjërimit intelektual, duke vlerësuar punën intelektuale të kujtdo që kontribuon në fushën e letrave dhe në çdo fushë të krijimtarisë, duke qenë e angazhuar për bashkëpunimin e forcave intelektuale të kombit, dhe jo për përjashtimin, përçarjen a përbaltjen e tyre, parapëlqen të mos përfshihet në një debat joshkencor e për pasojë joproduktiv, prej të cilit do të dëmtohej misioni shkencor që kanë marrë përsipër akademitë tona, proceset e integrimeve kulturore kombëtare dhe tradita e mirë e bashkëpunimit midis institucioneve tona"- thuhet në letrën e akademikëve.

"Kontributet e tij të shënuara intelektuale dhe për çështjen kombëtare, siç e dëshmon një bibliotekë e tërë veprash shkencore, letrare dhe historike, krijuar prej tij, dëshmojnë se prof. Qosja është përfshirë në proceset e jetës sonë këtë gjysmëshekulli që shkoi, jo vetëm me talentin e një krijuesi e shkencëtari të përmasave kombëtare, jo vetëm me përkushtimin e një atdhetari, jo vetëm me njohjen dhe erudicionin e tij të gjerë e të thellë, por edhe me guximin qytetar dhe me shpirtin kritik e antikonformist për të mos u pajtuar me asgjë që dhunon të vërtetën.", shkruhet në këtë reagim, i cili shoqërohet edhe me një apel nga firmëtarët se "Momenti historik që po kalojmë na shtyn t'i bëjmë thirrje ndërgjegjes intelektuale të kombit, për të reflektuar për përgjegjësitë e saj para popullit tonë dhe përpara historisë"- vazhdon më tej letra.

AKUZAT E ISLAMIT PER QOSJEN
Në shkrimin me titull- "55 pyetje për "Atin" e Kombit Rexhep Qosja"- Hivzi Islami shkruan me mllef e sharje ndaj figurës së akademikut Rexhep Qosja pas një interviste t...

Share This Video


Download

  
Report form