A1 Report - Krime, dergohen nga Rusia 6 mije trupa ushtarake

Report TV 2015-08-21

Views 1

Një kontigjent rus me 6 mijë trupa ushtarake është dërguar nga Moska në territorin autonom të Krimesë.

Kjo gjë bëhet e ditur nga ministri i mbrojtjes ukrainase Igor Peniuk i cituar edhe nga mediat.

Ndërkohë që dhjetëra burra të armatosur me Kalashnikov, të maskuar me kapuç në kokë dhe me uniformë të paidentifikuar, janë pozicionuar pranë Parlamentit të Krimesë në Kryeqytetin Simferopoli. Ndërsa dy mitralozë janë vendosur në një pikë të ndërtesës, për ta mbrojtur atë.

Kontigjenti rus me 6 mijë trupat ushtarake, është dërguar, pas kërkesës për ndihmë të bërë nga kryeministri i ri filo-rus i Krimesë, Serghiei Aksenov.

Aksenov, gjatë një fjalimi të mbajtur në një Tv rus, i kërkoi ndihmë presidentit Vladimir Putin, për të vendosur `paqen dhe qetësinë` në rajoni. Aksenov shtoi se, `duke pasur përgjegjësi personale për jet;n dhe sigurinë e qytetarëve, i kërkoj presidentit Putin që të japë ndihmesën e tij dhe të garantojë paqen`. Ndërsa nga Kremlini, përgjigja ishte se Rusia nuk do e injorojë kërkesën. - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/er--lufte-n--ukrain--putin-deklaron-nd-rhyrjen-ushtarake-203126.html#sthash.ZRPi9Uw4.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form