A1 Report - "Nuk më futën djalin në punë" Qëllon me vezë Petrit Vasilin

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE- "Nuk kisha gjë personale me Vasilin por e kam goditur si përfaqësues i pushtetit pasi nuk më kanë futur djalin në punë". Kjo ka qenë deklarata e parë që 68-vjeçari, Mustafa Gjyzeli ka dhënë në komisariatin nr 2, ku u shoqërua disa minuta pasi sulmoi me vezë kreun e grupit të LSI-së Petrit Vasili.

Incidenti ndodhi para Presidencës rreth orës 13:00 në momentin kur Vasili doli nga dera e presidencës, pas takimit konsultativ të thirrur nga Presidenti Bujar Nishani për emërimin anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Vasili ndaloi për të dhënë një prononcim për gazetarët kur burri i cili mbante në dorë një pallto sulmoi me vezë Vasilin.

Fillimisht veza ra në tokë, por Mustafa Gjyzeli, 68 vjeç shtyu gazetarët duke tentuar ta qëllojë për herë të dytë. Menjëherë ndërhyri garda duke izoluar 68- vjeçarin.

Pas incidentit Vasili i pyetur nga gazetarët tha se nuk e njihte personin, ndërkohë që gazetari ynë Arbër Hitaj mësoi nga vendi i ngjarjes se ky nuk ishte incident i parë. 68 vjeçari e kishte goditur edhe më përpara makinën e Vasilit me vezë.

Veza që ra në tokë nuk preku kreun e grupit të LSI-së ndërkohë që garda ndërhyri menjëherë. 68-vjeçari u dërgua në komisariatin nr 2 për tu marrë në pyetje.

Share This Video


Download

  
Report form