A1 Report - Kapet banda, vodhen 26 dyqane celularesh ne Tirane e rrethe

Report TV 2015-08-21

Views 5

TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar 4 pjesëtarë të një grupi që vidhnin dyqanet e celularëve.

Sipas policisë, të arrestuarit akuzohen për vjedhjen e të paktën 26 dyqaneve të celularëve në Tiranë dhe në rrethe.

Policia raportoi se nga shërbimet e Komisariatit Numër 3 u arrestuan Behar Brahaj dhe Elvis Qemali nga 32 vjeç si dhe Shkëlzen Ismailgeci 26 vjeç, Vilson Brahaj, 19 vjeç.

Katër të arrestuarit janë siguruar në ambientet e izolimit të komisariatit dhe janë marrë në pyetje për të gjetur vendin se ku i çonin celularët dhe aksesorët e tyre që vidhnin.

Grupi ishte bërë problematik për numrin e shumtë të vjedhjeve, ndërsa synonin kryesisht dyqanet e celularëve për shkak edhe të vlerës së konsiderueshme që kanë në treg.

Share This Video


Download

  
Report form