A1 Report - Vlorë, Rama: Gruas do t'i jepet rëndësia që meriton

Report TV 2015-08-21

Views 0

VLORE- Kryeministri i vendit Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e Zyrë së Punësimit në Vlorë nga ku ka folur për ditën e gruas. Edi Rama ka pohuar se gratë shqiptare e kanë të vështirë të gjejnë punë dhe se janë më pak të paguara se burrat, ndaj dhe në strategjinë e qeverisë për punësimin kjo problematikë do të përballet.

"Sipas statistikave gratë vuajnë papunësinë më tepër se burrat. Diferenca në punësim mes burrave dhe grave është 10 perqind në dëm të grave. Për të njëjtën punë një burrë paguhet 35% më shume së një grua. Kjo e papranueshme".-ka deklaruar Kryeministri.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë është zotuar se strategjia kombëtare e punësimit do të marrë përsipër që të ndalojë këtë hendek të madh mes gjinive dhe të sjellë në vend drejtësinë e munguar në punësimin e grave.

"Kemi detyrimin ta bejmë vendin shumë më të mirë për gratë dhe vajzat. Deri tani kemi provuar me fakte se besojme te roli i grave dhë vajzave. Në strategjinë e punësimit, punësimi dhe arsimimi i grave dhe vajzave zë vend të veçante. Në strategji parashikojmë nxitjen e bizneseve që punësojne gra dhe vajza. Aty ku ka zhvillim ekonomik ka barazi gjinore të fortë" -ka pohuar Rama. I pranishëm në eventin e hapjes së Zyrës së Punësimit në Vlorë ishin dhe Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj si dhe Kreu i Shërbimit Kombëtar Social, Genc Kojdheli. Me rastin e festës së Gruas Erjon Veliaj shprehu urimet e tij për gratë vlonjate.

"Urimet e mia për 8 marsin nënave vlonjate . 8 marsi është një ditë proteste e grave për punësim dhe mënyra më e mirë për të uruar gratë është zyra e punësimit."-është shprehur Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form