A1 Report - Buletini i MB: Në muajin Shkurt ra numri i vrasjeve dhe i aksidenteve

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË - Në muajin Shkurt të këtij viti janë regjistruar 2301 vepra penale, ose 459 për çdo ditë. Sipas buletinit mujor të Ministrisë së Brendshme, ka një ulje me 20 për qind krimi i vrasjeve, ndërsa është regjistruar rekord në sasinë e marijuanës së sekuestruar.

Gjatë muajit shkurt policia ka regjistruar 2301 ngjarje kriminale që konvertohet në 82 të tilla çdo ditë ose 459 më shumë se shkurti i vitit 2013.

Ulje ka shënuar numri i vrasjeve nga vitin 2013 kur u evidentuan 10 vrasje me 12 viktima, ndërsa në vitin 2014 janë regjistruar 8 vrasje me 10 viktima por që I shtohet edhe rasti I një plagosjeje të rëndë ku I dëmtuari ndërroi jetë më pas në spital

Për shkurtin e vitit 2014 ka një rënie të aksidenteve me 16 më pak se shkurti i vitit të kaluar por ka regjistruar 26 të vdekur, 4 më shumë se në vitin 2013. Ministria e Brendshme publikon edhe akset më problematike dhe arsyet se pse regjistrohen më shumë aksidente në këto akse.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve policia ka maksimalizuar masat ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe Kodit Penal duke arrestuar gjatë shkurtit 215 persona për shkeljet rrugore, nga të cilët 193 për "drejtim automjeti pa leje drejtimi" apo për "drejtim mjeti në gjendje të dehur". Ndërsa numri I gjobave është rritur me 36.4 për qind.

Sipas Ministrisë së Brendshme në rritjen e numrit të veprave penale kanë ndikuar shtimi i procedimeve të krimeve ekonomiko-financiare si edhe shtimi i rasteve të veprës penale të drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt.

Përsa i takon trafikut të drogës, policia ka arritur rekord në muajin shkurt me sekuestrim e rreth 3.5 ton marijuanë, ndërsa mund të ndjekim edhe hartën e trafikimit të lëndëve narkotike

Share This Video


Download

  
Report form