DURRËS- Digjet në rrethana të mistershme një makinë private në Durrës mbrëmjen e sotme.
Nga policia e Durrësit mësohet se makina me targa italiane i përket një aktivistit të Partisë Socialiste me iniciale, F.T.
Jashtë kamerës, pronari i makinës së djegur tip " Fiat" deklaron se mjeti i tij mund t'i jetë vënë zjarri qëllimisht. Ai tregon se automjeti i tij ndodhej i parkuar në momentin e diegjes.
Në vijim pritet të sqarohen rrethanat e zjarrvënies.