VMRO-LSDM, vazhdojnë akuzat për afera

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Akoma pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore, shtabet e partive politike kanë ndezur motorët e tyre, me to edhe akuzat e ndërsjella. VMRO-DPMNE-ja akuzoi zv/ kryetaren e LSDM-së Shekerinska për keqpërdorim të pozitës së saj në kohën kur ajo ishte zv/ kryeministre për çështje të euro-integrimeve. Gjorev i VMRO DPMNE-së tha se Zaev dhe Shekerinska punojnë në parimin e kushërinjve dhe se edhe i pari edhe e dyta kanë kushërinj që merren me biznes.

'Pyetja në të cilën duhet të përgjigjet Radmilla Sheqerinska dhe LSDM-ja është, se vallë me të njëjtin parim ka vepruar edhe kur ajo ka qenë shef i sekretariatit për çështje evropiane. Skandalet me familjen Zaev, skandalet me qiranë e shtrenjtë prej 5317 eurove, të cilën Sheqerinska e fiton për banesë e saj në të cilën edhe jeton, skandalet me më shumë banesa, vila luksoze dhe xhipa, skandalet me tenderët në Kumanovë që i fiton Damjan Mançevski, e kështu me radhë, flasin për mënyrën se si LSDM-ja mendon dhe vepron', tha Vlladimir Gjorçev, VMRO-DPME.

Kundërpërgjigjet Sheqerinska duke theksuar se këmba e saj në qeveri nuk ka hyra tanimë shtatë vjet e gjysmë. Ndërkohë që shprehet e vetëdijshme për fushatën zgjedhore që vijon, duke u shprehur se ajo pritet të jetë e ndyrë dhe jokorekte.

'Edhe sot, edhe dje, edhe para disa ditëve, VMRO-DPMNE pa fije turpi më kritikon, sulmon dhe pështynë për vendime që miratohen ën qeverinë e tyre. Dhe më ketë Maqedonia vërtet po bëhet fenomen. E kemi më se të qartë se kjo do të vazhdoj dhe do të bëhet më qesharake dhe më arrogante. E kemi të qartë se ndoshta na pret fushata më e ndytë ku do ët akuzohemi për gjithçka, pa asnjë argument dhe pa asnjë shkas. Do të gënjejnë, do ët shpifin dhe gjithmonë do ta akuzojnë opozitën", u shpreh Radmilla Sheqerinska, LSDM.

Akuzat dhe kundër-akuzat, paraqesin indikator se vendi po hyn në një fushatë të nxehtë për zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form