A1 Report - 14 Marsi, festime edhe në Gjirokastër, Lezhë e Vlorë

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Festimet e Ditës së Verës, e cila simbolizon ardhjen e pranverës janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Në Vlorë plazhet dhe shëtitoret e qytetit kanë qenë sot destinacioni i preferuar i qytetarëve, që këtë të premte të fillimverës e kanë shijuar buzë detit. Moti i favorshëm, i ngrohtë dhe deti i qetë kanë qenë ftesa më origjinale për fëmijët, prindërit e tyre dhe moshat e treta. Ka patur edhe nga ata që kanë sfiduar moshën, pasi edhe pse herët kanë guxuar të provojnë zhytjen e parë për këtë vit. Të shumtë në numër kanë qenë qytetarët e Vlorës që kanë tejmbushur zonën e Skelës dhe Ujit të Ftohtë, duke ja dedikuar këtë ditë tërësisht natyrës. Trafiku i rënduar ka qenë një tregues për dyndjen e qytetarëve drejt bregdetit jo vetëm të Vlorës, por edhe Radhimës, Orikumit, Llogarasë, Dhërmiut dhe Himarës, në këtë fundjavë të pare të verës në qytetin bregdetar. Baret dhe lokalet kanë qenë të tejmbushur në këtë ditë ku i vetmi aktivitet i organizuar ka qenë ai i Qendrës Kulturore të Fëmijëve me një performancë në pedonalen e Skelës. Në Gjirokastër qytetarët kanë preferuar ta festojnë ditën e verës në parkun natyror të Viroit. Dhjetëra qytetar kanë kaluar disa orë ndryshe në natyrë, duke shijuar edhe temperatuart e favorshme.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS