TIRANË - Goditet me gurë autobusi i linjës Tiranë -- Lundër, që në momentin e ngjarjes ishte i mbushur me pasagjerë.
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar gjatë mbrëmjes së sotme ndaj autobusit që ishte duke udhëtuar nga Tirana me destinacion Lundrën.
Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, nga incidenti nuk ka persona të plagosur, ndërsa ka disa dëmtime materiale.
Aktualisht mendohet se, shkak për ngjarjen është konkurrenca mes dy firmave që transportojnë pasagjerë të këtyre zonave.
Të njëjtat burime thanë se, autobusi u qëllua me gurë dhe mjete të forta metalike. Ky është incidenti i dytë brenda pak orëve.
Pak orë më parë, rreth pasdites, është goditur me gurë edhe një autobus në Mullet. Edhe ky autobus ishte i linjave të Tiranës me fshatrat.
Uniformat blu kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjet e ndodhura gjatë ditës së sotme.