BDI: Nuk do të lejojmë të përsëritet 2011-ta, fitojmë diasporën

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

BDI-ja nuk do të rrijë duarkryq në betejën për diasporën, pas informacioneve se VMRO DPMNE-ja, përmes Ministrisë së Jashtme po dërgon punonjës në ambasadat dhe konsullatat për të ndikuar në zgjedhjet parlamentare. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani vlerëson se VMRO-ja nuk do të përfitojë gjë, pasi partia e Ahmetit e ka mobilizuar tashmë diasporën shqiptare në Evropë dhe Amerikë.

"Ne nuk do të lejojmë që të na përsëritet 2011 dhe diaspora shqiptare të mbetet pa përfaqësues në Parlamentin e Maqedonisë. Ne i kemi mobilizuar të gjitha kapacitetet kombëtare, dhe kësaj radhe jo 30 por edhe 300 administratorë të angazhohen, nuk do të mund të pengohet fitorja e diasporës shqiptare, ashtu siç ndodhi edhe me Kërçovën në vitin 2013. Sidoqoftë, ne do të shqyrtojmë këtë rast dhe do të marrim masat e nevojshme" deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së

Përfaqësuesit e BDI-së Izet Mexhiti, Ruzhdi Lata dhe Fatmir Dehari vazhdojnë të vizitojnë qytete të ndryshme të diasporës. Partia e Ahmetit synon të paktën 2 nga 3 deputetët e diasporës, me qëllim që mërgimtarët që ndihmojnë në mënyrë të mjaftueshme buxhetin e shtetit, të kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, VMRO DPMNE-ja fitoi që të 3 deputetët e diasporës. Sipas informatave që siguroi televizioni Alsat, partia maqedonase në pushtet dëshiron përsëritje të 2011-tës, dhe me këtë qëllim ka dërguar rreth 30 punonjës të Ministrisë së Jashtme në përfaqësitë diplomatike nëpër botë. Nga Ministria e Jashtme zyrtarisht thonë se bëhet fjalë për konkurs të rregullt për të përmbushur vendet vakante në ambasada.Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form