DURRËS -Vret krushkun sepse i kthen të bijën në shtëpi. Përparim Hoxha 52 vjeç ka mbetur i vdekur, ndërsa djali i tij Xhuljan Hoxha 24 vjeç është plagosur rëndë, pas përplasje mes dy familjeve.
Çifti, Xhuljano Hoxha dhe Antoneta Ndoj kishte vetëm dy javë që ishte martuar por duket se problemet mes tyre kanë qenë të mëdha duke sjellë edhe ndarjen.
Shkak për krimin është bërë ndarja e 24-vjeçarit me bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në banesën e babait të nuses, në lagjen numër 14 në zonën e ish Kënetës.
Sipas të dhënave nga policia, 24-vjeçari pas problemeve me gruan e ka dërguar këtë të fundit në shtëpinë e prindërve të saj. I riu ka qenë i shoqëruar edhe nga i ati Përparim Hoxha.
Por babai i vajzës, Andon Ndoj 50 vjeç është kundërpërgjigjur duke qëlluar mbi dhëndrin dhe krushkun e tij me armë gjahu çifte dhe mjete të forta. Për pasojë, 52-vjeçari i cili u qëllua me çifte nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra, ndërsa i biri ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal.
Policia arrestoi autorin dhe sekuestroi armën e krimit. Blutë e Durrësit kanë nisur hetimet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.