A1 Report - Janar-Shkurt 2014, rriten te ardhurat nga TVSH-ja dhe Akcizat

Report TV 2015-08-21

Views 0

Gjatë 2-muajorit Janar-Shkurt 2014, administrata fiskale mblodhi rreth 3 mld lekë më shumë në buxhetin e shtetit se e njëjta periudhë e një viti më parë, nga të ardhurat nga Tatimi i Vlerës së Shtuar. Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave, rezulton se të ardhurat nga TVSH janë në masën 18.2 miliardë lekë, nga 15.5 miliardë lekë që u mblodhën në Shkurt të vitit të kaluar. Sipas statistikave zyrtare, të ardhurat e mbledhura për periudhën janar-shkurt, përbëjnë 14.37% të totalit të të ardhurave të planifikuara për t'u mbledhur përgjatë gjith vitit 2014.
Gjatë kësaj periudhe, të ardhurat nga akcizat shënuan rënie ku u arkëtuan 3.6 miliardë lekë, nga 4.6 miliardë lekë që ishin të ardhurat e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Efekti i paketës së re fiskale ku kjo taksë u rrit, nuk ka dhënë ende efektin e pritshëm në buxhetin e shtetit. Gjatë muajit të dytë të këtij viti, të ardhurat e përgjithshme në buxhetin e shtetit ishin në vlerën 52.3 mld lekë, shpenzimet llogariten në vlerën 54 mld lekë, ndërsa deficiti buxhetor rezulton 1.6 mld lekë. Në muajt e parë të vitit, duket se qytetarët janë treguar "dorëlëshuar" në blerje, dhe jo shumë të prirur për të kursyer.

Share This Video


Download

  
Report form