Jankullovska: Policia i shkel kompetencat dhe forcën që i lejohet me ligj

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Qytetarët më së shpeshti ankohen se efektivët policorë tejkalojnë kompetencat e tyre, sillen në mënyrë jo-korrekte dhe përdorin dhunë më shumë se sa u lejohet. Kështu u shpreh ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska pas një takimi pune të realizuar në Sektorin për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale të MPB-së, me përfaqësuesit e sektorit jo-qeveritar. Jankullovska tha se çdo ankesë e qytetarëve për punën e policisë hetohet në mënyrë precize dhe në afat rekord, atyre u kthehet përgjigje.

"Ndonjëherë ankesat kanë bazë, por ndonjëherë vërtetojmë se zyrtarët policorë kanë vepruar në kornizë të kompetencave të tyre zyrtare. Ne na gëzon fakti që përmes një procesi transparent pune, qytetarët po marrin gjithnjë e më shumë guxim të vijnë dhe të ndajnë mendimin e tyre, përkatësisht atëherë kur ata ndihen se janë të dëmtuar. Ata vijnë në sektorin që kontrollon policinë me qëllim të ngritjes së standardeve profesionale", deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Sipas Jankullovskës, prej ditës që ajo udhëheq këtë dikaster, Sektori për Kontroll të Brendshëm dhe Standarde Profesionale ka ngritur mbi 600 padi penale kundër punonjësve policor. Jankullovska tha se qasja është jo selektive dhe se synim i vetëm i MPB-së është përmirësimi i punës dhe imazhit të policisë. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form